Kombëtarja olimpike e Spanjës kualifikohet në finalen e madhe të turneut të Lojërave Olimpike në futboll.
Pas 120 minutave spanjollët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Japonisë.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola (0:0) dhe gjithçka është vendosur pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Në minutën e 115-të, Marco Asensio kontrollon topin dhe nga rreth 13-14 metra shënon gol të bukur për 0:1.
Spanja kualifikohet dhe në finale ndeshet me Brazilin, ndërsa Japonia luan me Meksikën për medalje të bronztë.