Zlatan Ibrahimovic rinovoi kontratën me Milanin më 22 prill.
Sulmuesi suedez do të luajë edhe këtë sezon me kuqezinjtë, teksa në Francë zbulojnë një prapaskenë interesante në lidhje me 40-vjeçarin.
Në të njëjtën kohë që bisedonte me drejtuesit e klubit italian për zgjatjen e bashkëpunimit, sulmuesi suedez tentoi edhe rikthimin te PSG, ekip me të cilin luajti në vitet 2012-2016.
Ai që refuzoi rikthimin e Ibrës ishte Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së. Braziliani kishte ide të tjera në kokë dhe nuk tentoi një akord me gjigantin me origjinë nga Bosnja, i cili rinovoi me Milanin.