Mbrojtësi i talentuar, Valon Azemi nuk do ta veshë më fanellën e Ballkanit.
Azemi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ai ka falënderuar stafin dhe bashkëlojtarët për respektin e dhënë.
“Nga sot nuk do jem më pjesë e Ballkani. Falënderojë stafin dhe lojtarët për kontributin dhe respektin ndaj meje”, shkroi Azemi në llogarinë e tij në Facebook.
Ballkani i Suharekës krahas disa largimeve, ka zyrtarizuar disa lojtar për edicionin e ri në të cilin synon trofe dhe dalje në garat evropiane.