Gjykata e Arbitrazhit Sportiv Rajonal refuzoi peticionin paraprak të Chievo Verona kundër përjashtimit nga kampionati i ardhshëm i Serie B.
Cosenza do të regjistrohet në vend të tij dhe tashmë procedurat kanë nisur.
Klubi i presidentit Campedellli kishte kërkuar anulimin, pas pezullimit, të efektivitetit të vendimit të marrë nga Bordi i Garancisë së Sporteve CONI (Komiteti Olimpik Italian) i cili kishte dekretuar përjashtimin e tij për mospagimin e taksave në shtet.
Shuhet kështu një nga realitetet e bukura në vitet e shkuara, ku kanë kaluar shumë futbollistë.
Tani nuk dihet nëse Chievo do të regjistrohet në Serie C apo në Serie D dhe nuk dihet nëse do të shkrihet ose jo.