Gjilani ka shënuar një tjetër fitore gjatë ndeshjeve miqësore.
Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat të thellë 5:0 ndaj KEK-ut.
Skuadra kuqebardh ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ku nuk munguan edhe aksionet spektakolare.
Gjithsesi ka qenë sulmuesi Fiton Hajdari që ka shkëlqyer me tre gola.
Ndërkohë dy golat e tjerë u realizuan nga Shend Kelmendi dhe Edison Kqiku.
Ekipi i Gjilanit, pas dy ditëve do të zhvilloj edhe një miqësore, e ku përball do ta ketë ekipin e inkuadruar në Superligë, Malishevën.