Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, do të ndajë drejtësinë në stadiumin “Fatih Terim” në Stamboll, mes gjigantit turk Galatasaray dhe skuadrës skoceze St. Johnstone.
Është ndeshja e parë dhe e cila zhvillohet të enjten (me 5 gusht, në orën 20.00) në kuadër të rrethit të tretë të Europa League.
Drejtësinë e ndajnë gjyqtarët nga Zvicra, kryesor Sandor Scharer, asistojnë Jonas Erni dhe Bekim Zogaj.
Bekim Zogaj ka përvojë të mirë, i cili ka shumë ndeshje si gjyqtar anësor në Champions League, Europa League tani Conference League, në kualifikueset për Kampionatin Evropian, Botëror dhe Liga e Kombeve.