Caldara huazohet në Serie A, Milani arrin marrëveshjen

Futboll

Caldara huazohet në Serie A, Milani arrin marrëveshjen

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 22:11
Mattia Caldara

Atalanta vendosi të mos e blejë Mattia Caldara, të cilin Milani e kishte marrë me shpresën se do të bëhej një mbrojtës i madh. Dëmtimet e penalizuan qendërmbrojtësin, i cili nuk e gjeti dot veten as pasi u kthye në Bergamo.

Në këto kushte Atalanta e la të lirë dhe Milani duhet ta sistemonte diku tjetër, pasi në ekipin aktual për të nuk do të kishte sërish hapësira.

Venezia është vënë në lëvizje dhe e ka bindur lojtarin dhe Milanin që ta huazonin Caldara.

Mbrojtësi do të mund të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm dhe kjo është mjaft e rëndësishme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat