Skena lufte në rrugët e Zagrebit, tifozët përleshen!
Skena të shëmtuara u regjistruan mbrëmjen e djeshme në rrugët e qytetit të Zagrebit. Ultrasit e Legias së Varshavës, u përleshën me ata të Dinamos së Zagrebit, duke shkaktuar kaos të vërtetë.
Të dy grupet e ultrasve, si ata kroatë dhe polakët, njihen për tensionin që kanë mes tyre, duke shkaktuar trazira të mëdha, sa herë që kanë qenë përballë njëri-tjetrit. U desh ndërhyrja e Policisë, që tifozët të shpërndahen dhe situata të merrej nën kontroll.
Vlen të theksohet fakti se Dinamo e Zagrebit dhe Legia do të përballen ditën e sotme në orën 20:00, në sfidën e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve.