Nesër, e enjte – Prishtina do ta luajë ndeshjen e parë të raundit të tretë në Ligën e Konferencës, shkruan Insporti.
Ekipi Zekirija Ramadanit do të kenë përballë skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt.
Ekspedita e klubit norvegjez veçse kanë arritur në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit nëpërmjet rrjeteve sociale.
Takimi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë (20:00), ndërsa ndeshja e kthimit luhet një javë më pas në Norvegji.