Rama sfidon Lazion

Futboll

Rama sfidon Lazion

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:18
Rama sfidon Lazion

Lacio e Mauricio Sarrit, do zbresë sot në fushë për të zhvilluar miqësoren e radhës.

Kryeqytetasit do të përballen me skuadrën e Mepen, që militon në Ligën e Tretë në Gjermani, ku militon edhe ish-futbollisti i Kukësit dhe Kombëtares, Valdet Rama, i cili ditën e sotme do të jetë përballe shqiptarëve të Lazios.

Trajneri Sarri do të kërkojë të marrë maksimumin nga sfida e sotme, teksa rikthehen në dispozicion edhe Açerbi, Imobile dhe Korrea, që ishin të angazhuar me ekipet kombëtare.  

Lazio do të qëndrojë në Gjermani deri ditën e shtunë, teksa më pas do të udhëtojë drejt Holandës, ku është planifikuar një test miqësor me Tuenten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat