Rinovimi i Paul Pogba me Manchester United nuk po vjen.
Ndërkohë, Paris Saint-Germain vazhdon ta monitorojë situatën me qëllimin për të realizuar një tjetër goditje të bujshme në merkato pas zbarkimit në kryeqytetin e Francës të Donnarumma, Hakim, Sergio Ramos dhe Wijnaldum.
Sipas Le Parisien, Djajtë e Kuq presin një ofertë q ë të shkojë nga 75 në 100 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Anglezët nuk nxitojnë dhe janë të gatshëm ta humbasin edhe me kosto zero vitin e ardhshëm. PSG, nga ana tjetër, mund të presë edhe ditët e fundit të merkatos për të bërë sulmin vendimtar, por në fillim duhet të shesë lojtarët që konsiderohen të tepërt si Sarabia, Herrera, Kurzawa dhe Kehrer.