Paris Sen Zhermeni vazhdon ta monitorojë situatën me qëllimin për të realizuar një tjetër goditje të bujshme në merkato pas zbarkimit në kryeqytetin e Francës të Donaruma-s, Hakimit, Serhio Ramosit dhe Uijnaldum.
Në qendër të vëmendjes është Poll Pogba, që nuk rinovon me Man. Junajtedin.
Sipas “Le Parisien”, “Djajtë e Kuq” presin një ofertë që të shkojë nga 75 në 100 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Anglezët nuk nxitojnë dhe janë të gatshëm ta humbasin edhe me kosto zero vitin e ardhshëm. PSZH, nga ana tjetër, mund të presë edhe ditët e fundit të merkatos për të bërë sulmin vendimtar, por në fillim duhet të shesë lojtarët që konsiderohen të tepërt si Sarabia, Herrera, Kurzava dhe Kehrer.