Nga tradhtia me partneret e lojtarëve të skuadrës te kërcënimet me jetë

Futboll

Nga tradhtia me partneret e lojtarëve të skuadrës te kërcënimet me jetë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 12:46
Nga tradhtia me partneret e lojtarëve të skuadrës te kërcënimet me jetë

Miliona paund në bankë, veshje të markave të shtrenjta, pushime luksoze dhe nuk u duhet që të punojnë përsëri... takimi me një futbollist të Premiership do të ishte ëndrra e shumë vajzave. Por në realitet ka edhe anë shumë të errëta të jesh partnerja e një futbollisti.

E dashura e lojtarit anglez Jack Grealish, Sasha Attwood, ka zbuluar se ajo ka marrë 200 mesazhe kërcënuese me vdekje nga ndjekësit në “TikTok” dhe “Instagram” gjatë “Euro2020”.

“Më shkruanin ‘uroj që të bëhesh me kancer dhe të vdesësh’ ose ‘shpresoj që e gjithë familja jote të vdesë’. Gjithashtu kishte mesazhe si ‘shpresoj që herën tjetër kur të jeni në makinë të përplaseni dhe të vdisni’”, tregon Sasha.

Por ajo nuk është e vetmja që ka folur për anën më pak joshëse të takimit me një futbollist. Shumë ish-partnere, përfshirë Louise Edknapp dhe Lizzie Cundy, kanë folur për vetminë, paranojën dhe frikën e mashtrimit që vjen me stilin e jetës luksoze.

“Ka shumë më tepër të jesh në një lidhje me një futbollist, se sa të dalësh dhe ta shikosh në një mënyrë të caktuar. Sigurisht që futbollistët paguhen me shuma të mëdha parash, por nuk është gjithçka e drejtpërdrejtë”, ka rrëfyer Louise.

Kjo e fundit ka qenë e martuar me Jamie Redknapp për 19 vite dhe u ndanë në 2017-n. Ajo ka treguar se sa mos respektuese ishin gratë e tjera, të cilat ngacmonin ish-futbollistin e Anglisë kur ishte me të.

Në librin e saj “You’ve got this and ther things I wish I had know”, ajo shprehet: “Jamie është një sportist i suksesshëm, i pashëm dhe i shëndetshëm. E ndjeja se ai mund të ishte martuar me çdo vajzë që donte. Unë gjithmonë kisha marrëdhënie të shkëlqyera me gratë e tjera, por për herë të parë fillova të vërej se disa gra nuk duket se e pranojnë që një burrë është i martuar ose ka një të dashur”.

Ajo ka treguar se kudo që kanë shkuar, gra joshëse dhe të mrekullueshme janë përpjekur që të tërhiqnin vëmendjen e Jamie.

“Ata do të kalonin afër tij duke tundur flokët, të veshura me fustane të ngushta dhe taka. Ishte sikur unë të isha e padukshme për to, ose ndoshta thjesht nuk u interesonte. Si pasojë fillova që të ndihesha e pasigurt në veten time dhe atë që kisha për t’i ofruar Jamie”, rrëfen Louise.

Marrëdhëniet me gratë e shokëve të skuadrës

Lizzie Cundy , e cila ishte e martuar me ish-mbrojtësin e Chelsea dhe Spurs, Jason Cundy, në kulmin e karrierës së tij nga 1994 deri 2012, pretendon se futbollistët shpesh tradhtonin partneret e tyre.

“Mund të jetë ndryshe tani, por në ditët e mia, klubet e futbollit ishin shumë incestus”, ka thënë ajo për “The Sun”. Ajo ka rrëfyer se e di që futbollistët kanë lidhje me gratë e lojtarëve të tjerë dhe ka shtuar se për fat i ka shmangur të gjitha.

Këtu kujtojmë rastin e John Terry-t, i cili u kap mat me modelen franceze, Vanessa Perroncel. Kjo e fundit ishte e dashura e ish-shokut të tij të skuadrës angleze, Wayne Brdge.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat