Vedad Ibisheviq lë futbollin e luajtur dhe nis atë të trajnerit.
36-vjeçari boshnjak, të cilit sapo i ka përfunduar kontrata me Schalken, në fakt ka vendosur të kthehet tek Hertha Berlinit në një një rol të ri.
Ibisheviqit do t’i besohet detyra e stërvitjes së sulmuese të skuadrës berlineze.
Përvoja e tij e madhe do t’u vlejë lojtarëve ofensivë të Herthas për të qenë sa më efektivë para portës.