Rron Broja është goditja e madhe e FC Dritës gjatë kësaj verë.
Ish-futbollisti i Trepçës ’89 dhe së fundmi pjesë e Partizanit te Tiranës, zyrtarisht është rikthyer në futbollin e Kosovës.
Mitrovicasi në mesin e disa ofertave joshëse, zgjidhi nënkampionët e Kosovës.
Broja për GazetaGoli, ka treguar arsyen pse zgjidhi skuadrën gjilanase.
“Është klub i organizuar në të gjitha aspektet. Kjo është arsyeja pse zgjodha Dritën”, ka thënë Broja.
Ai ka zbuluar objektivat tek Drita, skuadër kjo që ditë më parë u eliminua nga UEFA Conference League, pasi u mund nga gjiganti holandez, Feynoord.
“Objektivat e mia tek Drita janë që të jap maksimumin në këtë klub të madh. Synojmë të shkojmë sa më lartë në sezonin e ri”, pohoi Broja.
Ndryshe, Drita konsiderohet një nga skuadrat favorite në garën për titull të kampionit në kampionatin e ardhshëm.