Futbollisti Përparim Osmani i bashkohet Vushtrrisë, skuadër e cila mbetet në Ligën e Parë të Kosovës pasi që u tërhoq Dardana.
“Përparim Osmani nënshkruan me Vushtrrinë.
Mbrojtësi i krahut me tipare ofensive i lindur në Prishtinë (33 vjeç), me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, ish anëtar i shumë klubeve si KF
Feronikeli, FC Drita, FC Besa, FC Prishtina, KF Drenica dhe së fundi në KF Flamurtari, do të na ndihmojë në projektin tonë për rikthim.
Ne i dëshirojmë mirëseardhje, dhe i urojmē suksese në objektivat tona të përbashkëta!”, njofton Vushtrria.