Aston Villa ka zyrtarizuar nënshkrimin e Leon Bailey-m, i cili mbërrin nga Bayer Leverkuseni.
23-vjeçari ka firmosur me klubin nga Birmingami një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.
Bailey ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 22 pasime vendimtare në tri sezone e gjysmë me ekipin gjerman të Bundesligës.
“Ai është një sulmues i ri me ritëm të madh dhe kreativitet,” – tha trajneri I Aston Villas, Dean Smith, pas nënshkrimit me Bailey-n.