Klubi italian, Milan po dëshiron të përforcohet në repartin e mesfushës për sezonin e ri.
“Rossonerët” janë të interesuar për transferimin e mesfushorit spanjoll, Dani Ceballos.
Sipas mediumit italian “Calcio Mercato”, Reali është i gatshëm ta shesë 24-vjeçarin, vetëm nëse vjen ndonjë ofertë prej 40 milionë euro.
Mirëpo, siç raportohet Milani mund të mos jetë në gjendje të përballojë një tarifë për Ceballosin.
Lojtari u transferua tek “Los Blancos” më 14 korrik 2017 me një kontratë gjashtëvjeçare.