Lazio është vënë pas një mesfushori me tipare sulmuese dhe Igli Tare po bën çmos që dëshirat e Sarrit të plotësohen.
Pas dështimit të negociatave me futbollistin e Dortmundit, Julian Brandt dhe vështirësive të hasura për afrimin e Brekalo, bardhekaltrit janë vënë pas yllit të Çelsit Kallum Hudson Odoi.
Talenti 20-vjeçar pësoi një dëmtim të frikshëm në tendinën e akilit para dy vitesh dhe rendimenti i tij ka rënë disi, por në Serinë A mund të bënte shumë mirë.
Tare po provon ta marrë në formën e huazimit për një vit pa detyrim blerje dhe londinezët kanë dhënë dritën jeshile për operacionin. Kjo do të ishte një goditje e madhe për Lacion pasi Odoi vjen nga skuadra kampione e Europës dhe cilësitë e tij padyshim do të ndihmonin në fazën ofensive bardhekaltrit.