E ardhmja e Xherdan Shaqirit duket ende e paqartë pasi sulmuesi shqiptar po përflitet shumë për një rikthim në Serie A.
Lazio e Igli Tares ishte ekipi i parë që hodhi grepat për Shaqirin, por rëndësi në transferim ka dhe vullneti i lojtarit.
Sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, 29-vjeçarit do t’i pëlqente një kalim në Itali, por te skuadra e Milanit.
Kuqezinjtë kanë bërë afrime të rëndësishme dhe vitin tjetër do të luajnë në Champions, një e dhënë e mirë kjo për të ardhmen e Shaqirit.
Megjithatë, Liverpooli është gati të shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe është gati ta lërë shqiptarin të largohet dhe me parametra zero.