Chelsea po kërkon me ngul që të transferojë sulmuesin e Interit, Romelu Lukakun me zikaltrit që kanë refuzuar dy oferta 80 dhe 100 milionë euro.
Mediat italiane kanë shkruar shumë dhe për një tentativë të tretë të bluve e cila do të bindte totalisht Interin me një ofertë plot 130 milionë euro. Por si duket kjo zgjatje e Interit ka një histori të pazbuluar.
Gazeta britanike ‘’The Sun’’ ka zbuluar se Interi i ka borxh Manchester Utd 55 milionë euro, pasi zikaltrit nuk e kanë shlyer ende klubin anglez që kur bleu Lukakun 2 vite më parë.
Në kontratën e blerjes gjithashtu ekzistonte një vlerë prej 5% që Junajtid do të fitonte në rast se Interit shiste sulmuesin belg, të cila në total shkojnë 55 milionë euro. Kjo besohet se është arsyeja që Interi po shtyn shitjen e Lukakut pasi nga një ofertë sa më e lartë do të dilnin të kënaqur dhe vetë drejtuesit zikaltër duke shlyer dhe borxhin ndaj Junajtid