Skuadra e Korabit nga Dibra pak ditë më parë festoi 100 vjetorin e themelimit të klubit.
Ky klub me traditë të gjatë në futboll, garat në sezonin e ri të Ligës së dytë –grupi i Perendimit dëshiron t’i nis sa më mbarë e mirë.
Për këtë arsye kryesia e klubit e dëshiron një trajner me përvojë dhe që njeh futbollin vendor.
Mësohet se Dashmir Beari është trajneri që e dëshirojnë ata. Trajneri tetovar gjatë sezonit të kaluar udhëhoqi skuadrën e Gostivarit.
Shumë shpejtë do të mësohet, nëse Beari do të ulet në pankinën e Korabit. Ai është një trajenri që ka përvojë në futbollin e Maqedonisë dhe atë ndërkombëtarë.