Granit Xhaka ishte një nga objektivët kryesorë të Romës, pas konfirmimit të Mourinho në krye të pankinës verdhekuq.
Vetë lojtari nuk e mohoi një kalim në Seria A pas eleminimit në Euro 2020.
Megjithatë kur jemi në muajin e fundit të afatit kalimtar duket se futbollisti shqiptar që luan për Zvicrën e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ajo është qëndrimi tek Arsenali.
Pavarësisht një viti me lëkundje në Londër dhe përplasjeve me tifozët, Xhaka nënshkroi rinovimin e kontratës me Arsenalin.
Në ndeshjen miqësore mes Chelseat dhe Arsenalit, Xhaka shënoi golin e vetëm për këta të fundit..