Shemsi Osmani dorëhiqet nga klubi i futbollit Rilindja nga Prishtina.
Osmani iu është mirënjohës për bashkëpunim këtij klubi por nuk ka saktësuar se ku do të vazhdojë zejen e trajnerit.
“Pas plotë 4 vite e gjysmë nuk do të jem më pjesë e stafit të trajnerëve të Klubit Rilindja.
Dua të falënderoj kryetarin Fadil Gashi, drejtorin e shkollës Fehmi Fejza dhe të gjithë kryesin e klubit që ma mundësuan të jem pjesë e Klubit
Rilindja e në veçanti të gjithë kolegët për bashkëpunimin që patëm këto vite.
Nuk po ju them lamtumirë por mirëupafshim…
Gjithmonë në zemrën time Kf Rilindja”, njofton Shemsi Osmani.