Muçi: Ëndërroja të fitonim, pres më shumë nga vetja

Futboll

Muçi: Ëndërroja të fitonim, pres më shumë nga vetja

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 00:25
Muçi: Ëndërroja të fitonim, pres më shumë nga vetja

Ernest Muçi ka qenë heroi i Legias së Varshavës në ndeshjen e turit të tretë të Ligës së Kampioneve, pasi ndihmoi me një supergol skuadrën e tij që të siguronte një barazim 1-1 në fushën e Dinamos së Zagrebit.

Një rezultat i rëndësishëm për ekipin polak që do të luajë shanset në fushën e vet, por që ka lënë përgjysmë të kënaqur sulmuesin shqiptar.

“Ëndrra ime ishte të fitonim këtu”, tha fillimisht ai pas ndeshjes. “Por edhe barazimi është OK. Çdo gjë do të vendoset në stadiumin tonë të mbushur me tifozët tanë. Do të japim 100% për të fituar atë ndeshje. Mendoj se luajtëm mirë, fituam duele.

Duhej të shënonim gol që në pjesën e parë, pësuam gol në fillimin e të dytës por pastaj luajtëm mirë deri në fund dhe tani çdo gjë është në dorën tonë.

Të them të vërtetën, unë duhet të stërvitem edhe më shumë. Pres më shumë nga vetja. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin që të fitojë ndeshje dhe të arrijmë objektivat tonë”, ishin fjalët e Muçit pas sfidës ku ai ishte protagonist kryesor, edhe pse luajti vetëm pak minuta në fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat