Sulmuesi slloven, Josip Iliçiç kërkon largimin nga Atalanta për tek Milan. Kuqezinjtë janë alternativa e tij e vetme dhe mund ti kushtojë pak.
Prej 11 vitesh ai luan në Seria A ku ka shkëlqyer me Palermon, Fiorentinën dhe Atalantën së fundmi.
Milan nga ana tjetër kërkojnë një mesfushor me tipare sulmuese për të mbushur boshllëkun e lënë nga Calhanoglou. Ziyech, Isco dhe Vlasic janë alternativa.
Ndërkohë Iliçiç është 33 vjeç teksa tek kuqezinjtë ka shumë lojtarë ‘mbi’ moshë si Ibrahimovic, Giroud, Kjaer, Tatarushanu etj.