Ikja e papritur e Nadir Haxhimusës ka tronditur jo vetëm Ferizajn dhe Kosovën, por të gjithë ata që e njohën. Iku papritur ish futbollisti i miërnjohur, në moshën 55-vjeçare dhe një kohë edhe drejtor sportiv i KF Ferizaj.
“Të pikëlluar pasi morëm lajmin e hidhur për vdekjen e Nadir Haxhimuses, duam të iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Ish drejtori i klubit tonë Nadiri Haxhimusa, që të gjithë e njohim si , kontribues të madh në klubin tonë si dhe ishe një punëtor i pashoq, e si të tillë do ta kujtojmë pergjithmonë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, e nderuara familje Haxhimusa”, njofton KF Ferizaj.