Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitojnë medaljen e bronztë olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Vashat amerikane treguan lojë shumë të mirë, duke e mposhtur me rezultat 4:3 Australinë, në ballafaqimin që u zhvillua në stadiumin e Kashimës.
Për amerikanet shënuan futbollistet Rapinoe (8' e 21'), Lloyd (45+1'e 51') dhe për Australinë Kerr (17'), Foord (54') e Gielnik (90').
Një sukses i madh për amerikanet, ndërsa nesër luhet finalja mes Suedisë dhe Kanadasë.