Milan-it i duhet një fantazist cilësor për të mbyllur merkaton e blerjeve.
Janë të ndryshëm emrat e vënë në shënjestër nga Maldini dhe Massara. Hipoteza Isco po merr formë, ndërsa vazhdojnë negociatat për Vlasic, me idenë e fundit që është huazimi i Ramsey nga Juventus.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milan mund të sigurojë një thesar të vërtetë shumë shpejt për të bërë më pas një goditje të rëndësishme.
Transferimi i Hauge tek Eintracht Frankfurt është pothuajse i sigurt dhe shitja e norvegjezit do të pasurojë arkat e kuqezinjve me 12 milionë euro.
15 milionë euro të tjera mund të vijnë nga lamtumirat e Conti-t dhe Castillejo-s, për të cilin priten ofertat e duhura.