Skuadra e Partizanit nga Tirana përgatitet për edicionin e ri të Kampionatit Shqiptar.
Partizanit pas eliminimit nga garat evropiane, tani tërë fokusin e ka në Kampionatin Shqiptar, me synime të qarta, të luftojë për kreun e tabelës.
“Ekipi nis zyrtarisht përgatitjet në 6 gusht!
Skuadra do të rifilloj përgatitjet të premten.
Pas impenjimeve në sfidat e Ligës së Konferencës, lojtarët do të rikthehen në 6 gusht për të nisur stërvitjet intensive.
Seanca e parë është programuar të zhvillohet në kompleksin sportiv "Fooball Republic" në orën 20:00.
Grupi i plotë do ti rikthehet përgatitjeve në fushë për sezonin e ri futbollistik në drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik", njofton KF Partizani.