Përgjegjësi për sport në Ferizaj, Bashkim Haxhimusa, është i pikëlluar për ikjen në amshim të ish futbollistit të mirënjohur Nadir Haxhimusa.
“Sot në moshën 54 - vjeçare papritmas ndërroi jetë doajeni i futbollit ferizajas, Nadir Haxhimusa.
Talenti i tij u vërejt nga ekspertet e futbollit qysh në bankat e filloristëve dhe ai qysh në moshën 7 - vjeçare filloi të merret me futboll në ish
Borcin e Ferizajit i cili zë vend si lojtar shumë cilësorë, më pas kalon në ekipin e kadetëve, ai si lojtar dhe talent i futbollit në moshë të re mbron ngjyrat e ekipit të Juniorve.
Me kërkesën e klubit dhe lejen speciale të mjekut Nadiri kalon në ekipin e seniorve si 16 vjeçar ku dhe tregohet një nga lojtaret më të talentuar në ekip.
Gjatë kësaj periudhe Nadiri kurrsesi nuk pranoi të ndërroj klubin e zemrës edhe pse kishte oferta të kaloj në klube tjera me renome.
Më 1989 nga presioni i regjimit serb Nadiri ikë nga Kosova shkon në Gjermani ku edhe atje fillon ta zhvilloj aktivitetin e futbollit sidomos në grumbullimin dhe organizimin e shqiptarëve, klubit të quajtur KF Kosova në Düsseldorf.
Pas përfundimit të luftës Nadiri kthehet në Ferizaj dhe dhe me gjithë potencialin financiar dhe profesional që kishe e shkriu në futbollin ferizajas.
Kjo është një humbje e madhe për familjen Haxhimusa, por dhe për sportin ferizajas dhe më gjerë.
Pusho i qetë ikona e futbollit ferizajas!!!”, ka shkruar Bashkimi.