Skuadra e futbollit Gjilani e ka zyrtarizuar Blerim Krasniqin.
Me këtë përforcim Gjilani do të jetë edhe më i fortë për edicionin e ri.
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbollit "Teuta" për transferimin e futbollistit, Blerim Krasniqi.
Marrëveshja e futbollistit dhe klubit tonë, është e vlefshme për dy edicionet e radhës.
Krasniqi luan rolin e sulmuesit të qendrës dhe ai gjithashtu ishte pjesë edhe në disa skuadra tjera në Shqipëri.
Të gjithë në klub i urojmë mirëseardhje Krasniqit, teksa falënderojnë KF Teutën për bashkëpunimin dhe korrektësinë”, njofton SC Gjilani.