Ziyech flet për sezonin e ri

Futboll

Ziyech flet për sezonin e ri

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:04
Hakim Ziyech

Futbollisti i Chelseat, Hakim Ziyech ka folur pas paraqitjes së mirë në miqësore ndaj Tottenham Hotspur.

Reprezentuesi marokien, Hakim Ziyech po tregon formë të lartë në përgatitjet parasezonale me Chelsean.

Ziyech gjatë sezonit të kaluar kishte vuajtur nga lëndimet, të cilat e penalizuan atë të jap më të mirën gjatë sezonit. Mirëpo, e gjitha kjo është e kaluar tani sepse tani “magjistari” marokien duket në formë të mirë.

Në fakt, Ziyech ishte lojtari kryesor në përballjen me Tottenham Hotspur në një miqësore në stadiumin “Stamford Bridge”, ai shënoi dy gola për Chelsean në barazimin 2-2 me “Spurs”.

Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur me formën e tij dhe deklaroi se është duke e shijuar atë.

“Goli i dytë ishte një kombinim i mirë që përfundoi në rrjetë, në golin e parë Timo (Werner) bëri një vrapim të mirë dhe më la hapësirë mua të godas, kështu që të dyja golat ishin të mira”, tha ai.

“Ishte një mbrëmje e këndshme, nga fillimi e shijova dhe tregova paraqitje të mirë duke e shijuar atë”, shtoi ai.

“Gjithçka çfarë bëmë në pjesën e parë ishte fantastike”, tha Ziyech.

“Kur keni N’Golo Kanten prapa jush, ju gjithmonë e dini se ai do të fitojë të gjitha duelet dhe do të jetë pas jush duke zgjidhur të gjitha problemet në mbrojtje dhe kur nuk luan ju në një farë mënyre mund ta dalloni këtë aspekt”, përfundoi Hakim Ziyech

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat