Kuqezinjtë, seancë stërvitore

Futboll

Kuqezinjtë, seancë stërvitore

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:28
Kuqezinjtë, seancë stërvitore

Shqipëria e 17 vjeҫarëve ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë stërvitore, me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar, dhe që kanë qenë pjesë e grumbullimeve dhe seleksionimeve të zhvilluara gjatë këtij viti nga trajneri Ervin Bulku dhe stafi i tij.

Në seancën stërvitore që u zhvillua në Qendrën Sportive Kamëz, nën urdhrat e trajnerit Bulku ishin 19 lojtarë të vitlindjeve 2005-2006. Seanca stërvitore ishte e përqendruar në aspektin fizik, me trajnerin dhe stafin e tij që panë nga afër gjendjen e lojtarëve në këtë periudhë ndërprerjeje të aktivitetit futbollistik.

Lojtarët e grumbulluar morën porosi të veҫanta nga stafi teknik për të punuar akoma më shumë në aspektin fizik në prag të sezonit të ri futbollistik.

Kuqezinjtë 17 vjeҫarë janë duke u përgatitur për “Qualifying Round” të Europianit dhe janë shortuar në një grup me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut, me këta të fundit që janë dhe organizatorët e turneut. Skuadra do të zhvillojë në muajin shtator dhe dy ndeshje vëllazërore me bashkëmoshatarët e tyre të Kosovës, që do t’i shërbejnë trajnerit Bulku për të krijuar ide më të qarta rreth grupit, në prag të ndeshjeve kualifikuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat