Manchester City ia ka dalë të arrijë marrëveshjen për Jack Grealish. Aston Villa ka pranuar ofertën prej 100 milion paundësh nga kampionët e Anglisë.
25-vjeçari i krahut të majtë të sulmit, është kthyer në futbollistin më të shtrenjtë të historisë së Premier League.
Fabrizio Romano shkruan se Grealish ka firmosur ditën e djeshme kontratën 5-vjeçare me “Cityzens”, dhe zyrtarizimi është çështje kohe.
Pep Guardiola ka kryer bisedat e para me lojtarin anglez, të cilin e donte me çdo kusht në skuadër. Dëshira iu plotësua dhe do punojë me lojtarin deri në 2026.