Kosova në Lojërat Olimpike 2020 –të u përfaqësua nga 11 sportistë dhe 6 norma olimpike nga 2 sa kishim në Rio 2016 –të.
U trefishua pjesëmarrja e sportistëve me norma olimpike dhe nuk mund të ishim më krenar se kaq.
Sportisti i fundit që përfundoi garën nga ekipi ynë është Egzon Shala. Mundësi me normë olimpike u radhit në vendin e 8 -të në Lojërat Olimpike.
Ndërsa Kampioni i Evropës në xhudo, Akil Gjakova arriti në çerekfinale në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ai shënoi tri fitore që e renditin në vendin e shtatë në Lojërat Olimpike.
Xhudistja Loriana Kuka, medaliste e bronztë e Botës dhe Evropës, garoi në kategorinë -78 kg me rusen Alrksandra Babinsteva. Kjo ishte hera e parë që ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike.