Vëllaznimi nuk po qëndron duarkryq por kërkon të përforcohet në çdo aspekt.
Skuadra gjakovare rikthen Albutrint Morinën.
Vëllaznimi garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
“Albutrint Morina rikthehet në Vëllaznim.
Mesfushori Gjakovar pas 4 viteve është rikthyer në vendlindje dhe ka nëshkruar kontratë me klubin kuq e zi për sezonin 2021/22.
Morina gjatë këtyre viteve ishte pjesë e Feronikeli, Llapi, Drenica dhe së fundmi ishte pjesë e FC A&N”, njofton KF Vëllaznimi.