Pas largimit nga Barça, klubi i madh evropian nis kontaktet me Messin

Futboll

Pas largimit nga Barça, klubi i madh evropian nis kontaktet me Messin

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 08:52
Messi

Dje u dha lajmi më “shokues” në botën e futbollit për shekullin 21, kur Barcelona komunikoi zyrtarisht se Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Për shkak të rregullave financiare nga La Liga, palët nuk kanë mundur ta vazhdojnë bashkëpunimin më tutje.

Gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano ka dhënë tani detaje për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Romano në rrjetet sociale ka bërë me dije se tashmë Paris Saint-Germain i ka nisur përpjekjet për transferimin e Messit.

Bëhet e ditur se Messi kishte refuzuar PSG-n dhe Manchester Cityn muajin e kaluar pasi kishte vendosur për qëndrimin te Barcelona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat