Mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi, ka folur pas fitores ndaj Bodo/Glimt në kuadër të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës mposhti atë të Norvegjisë me rezultat 2:1.
Krasniqi ka thënë se kundërshtari ishte i fortë dhe nuk duhet t’i jepet hapësirë.
“Po është një fitore që na jep shpresë, por nuk duhet të jemi të kënaqur pasi është një kundërshtarë shumë i fortë”.
“Në fillim bëmë një gabim shumë të vogël dhe u ndëshkuam, duhet të jemi më të vëmendshëm me këtë kundërshtar”
“Pastaj e morëm lojën në dorë dhe luajtëm ashtu siç deshëm dhe i shënuam dy gola”, ka thënë Krasniqi.
Prishtina pas një jave do të luajë në Norvegji.