Eneo Bitri, ish-mbrojtësi i Partizanit, përsëri në rolin e heroit të Astanës, skuadrës kazake që vijon të ëndërrojë në Conference League. Futbollisti shqiptar realizoi një gol më shume peshë në transfertë ndaj skuadrës finlandeze KuPS, që po kryesonte 1-0 në kohën shtesë me gol të Udoh në minutën e 54-t.
Ku po luhej minuta e katërt përtej kohës së rregullt, Bitri shmangu humbjen e Astanës, që në ndeshjen e kthimit e pret në avantazh të madh psikologjik këtë kundërshtar.
Kujtojmë që vetëm një javë më parë, Bitri eliminoi skuadrën greke të Arisit duke shënuar në të 121’ golin e 2-1, por pavarësisht humbjes Astana vijoi më tej pasi kishte fituar 2-0 në fushën e saj.
Afrimi i Bitrit ka rezultuar me të vërtetë një “bingo” për skuadrën kazake, që tashmë është shumë pranë kualifikimit në fazën play off të Conference League.