Lionel Messi tashmë ka oferta në tavolinë, thotë Joan Laporta.
I pyetur nëse Barcelona ende mund ta mbajë Messin, Laporta ka thënë se kjo do të ndodhte nëse do të ndryshonte Fair Play Financiar.
Megjithatë, ai shton se është pothuajse e pamundur, pasi Messi tashmë ka disa oferta.
“Nuk dua të krijoj pritshmëri të rreme. Lojtari ka ofertat të tjera. Koha jonë ishte e kufizuar dhe e tij po ashtu. Nëse FPP nuk ndryshon, dhe duket që se nuk do të ndryshojë, atëherë lojtari duhej të kujdesej për të ardhmen e vet”, tha Laporta.
“Barcelona është më e rëndësishme se të gjithë, përfshirë se lojtari më i mirë në botë. Ne gjithmonë do të jemi falënderues ndaj tij”.