Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç është huazuar tek skuadra turke për një edicion nga Manchester City.
Muric edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës holandeze Willem II, por që këtë edicion ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Turqi.
Klubi i rikthyer në elitën e futbollit turk i ka bërë një prezantim shumë interesant portierit të Kosovës.
Ata fillimisht kanë publikuar një video duke shkruar ‘2 metra’.
Disa minuta më vonë ka ardhur edhe prezantimi zyrtar i reprezentuesit tonë.
Tek kjo skuadër, Aro Muriç do ta ketë bashkëlojtarë Mario Balotellin dhe ish-kapitenin e Kombëtares së Zvicrës, Gokhan Inler..