FC Prishtina arriti një fitore të madhe sonte ndaj Bodo/Glimt në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Skuadra kampione e Kosovës fitoi me rezultatin 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.
Fitores ndaj kampionit norvegjez padyshim që i janë gëzuar “Plisat”, të cilët si gjithmonë, edhe sonte i dhanë përkrahje skuadrës së tyre së zemrës.
“Plisat” e kanë cilësuar këtë fitore si madhështore, kurse paraqitjen si të përkryer.
“KJO ËSHTË PRISHTINA!
KËTA JEMI NE!
Jugu, Lindja, Perëndimi dhe Veriu ishim gjithë një zëri. Paraqitje e përkryer me një fitore madhështore ndaj rivalve gjigand norvegjez.
Ai, ajo që nuk ishte në lojë - ka humbur shumëçka. Humbi emocionin që ta ofron vetëm PRISHTINA.
KF PRISHTINA 2:1 BODO/GLIMT.
URIME PRISHTINË DHE PLISA” – kanë shkruar “Plisat”.