Diak vazhdon në Turqi

Futboll

Diak vazhdon në Turqi

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:55
Diak vazhdon në Turqi

Lamina Diak, duket se është determinuar që të vazhdojë karrierën jashtë Maqedonisë dhe lajmet e fundit thonë se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Tuzlasporit në Ligën e Dytë të Turqisë.

Mediat turke sjellin foto e stërvitjes së Lamine Diakut me skuadrën turke, mirëpo nuk shkruajnë se a është arritur marrëveshja mes Tuzlasporit dhe FC Shkupit, që posedon kartonin e senegalezit 21 vjeçar. 

Diak ishte lidhur me skuadrat e njohura turke si Beshiktash dhe Fenerbahçe, por edhe disa skuadra të Ligës së Parë dhe të Dytë në Belgjikë, mirëpo në fund duket se oferta e Tuzlasporit ka qenë më konkrete.

Vlera e futbollistit nga Senegali, sipas “transfermarkt”-it është 400 mijë euro, ndërsa në kohë e qëndrimit te skuadra nga Çairi, regjistroi 52 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe 6 asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat