Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, është shfaqur para gazetarëve ku ka zbuluar të vërtetën e mos rinovimit të kontratës së Lionel Messit, që tani edhe zyrtarisht do të luajë në një skuadër tjetër.
Laporta ka zbuluar se Messit nuk do t’i jepet lamtumira siç e meriton, me një Camp Nou të mbushur dhe me gjithë trofetë në fushë.
Me shumë gjasa do të jetë e ngjashme me lamtumiren që iu dha Luis Suarezit.
“Për shkak të COVID-19, s’mund të bëjmë ceremoninë që Leo meriton, pas dy vjetësh mund të kishim bërë diçka të madhe me njerëzit në stadium. Tani të gjithë i qëndrojmë asaj se klubi është mbi të gjithë. 122 vite histori kemi pasur edhe momente tjera të vështira, por ia kemi dal”, deklaroi ai.
Ceremoni lamtumirëse: “Fatkeqësisht tani rrethanat janë ato që janë dhe kjo është një arsye tjetër për trishtim dhe zhgënjim. Shpresojmë një ditë do ta falenderojmë Leo Messin ashtu siçe meriton”.