​Suedia e Kosovare Asllanit në garë për medaljen e artë olimpike kundër Kanadasë

Futboll

​Suedia e Kosovare Asllanit në garë për medaljen e artë olimpike kundër Kanadasë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Kombëtarja e Suedisë për femra në futboll dhe ajo e Kanadasë e kanë mundësinë që të shpallen kampione olimpike për herë të parë sot, ku takohen në finalen e madhe të Lojërave Olimpike.

Kjo është hera e dytë që Suedia luan një finale në Lojërat Olimpike, kurse Kanadaja në vitet e kaluara ka siguruar dy medalje të bronzta, respektivisht në vitet 2012 dhe 2016.

Sa i përket formës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Suedia në pesë ndeshje ka një koeficient të fitoreve prej 100%, duke i fituar të gjitha, në krahasim me Kanadanë që deri tani ka regjistruar tre fitore dhe dy barazime.

Për Suedinë pritet të paraqitet futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila deri tani në “Tokio 2020” ka regjistruar një gol dhe një asistim.

Të dy trajnerët pritet që në këtë finale të startojnë me lojtaret më të mira në dispozicion, dhe formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Suedia (4-2-3-1): Lindahl; Eriksson, Bjorn, Ilestedt, Glas; Seger, Angeldal; Rolfo, Asllani, Jakobsson; Blackstenius

Kanada (4-3-3): Labbe; Chapman, Buchanan, Gilles, Laërence; Quinn, Scott, Fleming; Sinclair, Prince, Beckie

14:00 Suedia – Kanada (Stadiumi International-Yokohama)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat