Livorno është përjashtuar nga kampionati i ardhshëm i Serie D.
Lajmi është dhënë nga Lega Nazionale Dilettanti që e ka konsideruar “të papranueshme” kërkesën e klubit për t’u regjistruar në kampionatin e ardhshëm.
Kryebashkiaku i Livornos ka bërë të ditur se është vënë në kërkim të investitorëve të rinj.
Kjo është pika më e ulët e prekur në historinë 106-vjeçare të klubit italian.