Me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohet finalja për medaljen e artë olimpike në futbollin e femrave të “Tokio 2020”, ku Suedia dhe Kanadaja do të zbarkojnë në stadiumin “International” të Yokohamas.
Në rrugëtimin drejt finales, Suedia mposhti Kombëtaret si ajo e Amerikës, Australisë, Zelandës së Re, Japonisë dhe së fundmi atë të Australisë, ku futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani ka regjistruar deri tani një gol dhe një asistim.
Në anën tjetër, Kanadaja në krahasim me Suedinë regjistroi tre fitore dhe dy barazime, ku ato fitore erdhën kundër Kilit, Brazilit dhe Amerikës, ndërsa barazimet kundër Britanisë së Madhe dhe Japonisë.
Në finalen e sotme, të dy trajneret do ta kenë vetëm një synim për ta udhëhequr kombëtaren e tyre drejt medaljes së artë, ku tanimë kanë bërë publike formacionet me të cilat do të fillojnë këtë ndeshje.
Suedia (4-2-3-1): Lindahl; Glas, Ilestedt, Bjorn, Eriksson; Angeldal, Seger; Jakobsson, Asllani, Rolfo; Blacksteniues
Kanadaja (4-1-2-1-2): Labbe; Chapman, Buchanan, Gilles, Lawrence; Scott; Quinn, Fleming; Sinclair; Prince, Beckie
14:00 Suedia – Kanada (Stadiumi International-Yokohama)