Ku do të luajë Leo Messi?
Kjo ka qenë një nga pyetjet që i janë bërë sot në konferencë për shtyp presidentit të Barcelona-s, Joan Laporta.
Kjo ka qenë përgjigjja e tij:
“Nuk është vendimi im, i takon atij të vendosë dhe unë nuk dua të futem. Mua do të më kishte pëlqyer ta shihja akoma te Barcelona. PSG? Nuk më rezulton një interesim i PSG, por është thënë gjithmonë se Messi ka opsione të ndryshme”.