Shkëndija me një mungesë ndaj Tikveshit

Futboll

Shkëndija me një mungesë ndaj Tikveshit

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:20
Shkëndija me një mungesë ndaj Tikveshit

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, do të ketë një mungesë në hapje të kampionatit, kundër Tikveshit.  

“Sapo filloi punën dhe stërvitjen me Shkendijen, trajneri i ri Bruno Akrapoviq, menjëherë ka pasur probleme me stafin e lojtarëve. 

Gjegjësisht, për shkak të kartonit të kuq gjatë kampionatit të kaluar, në udhëtim ndaj Tikveshit në Prilep, Shkendija nuk do të llogarisë në lojtarin e saj ofensivë Lupçe Doriev. 

Ai është i pezulluar dhe do të duhet ta anashkalojë këtë ndeshje. Bruno Dita, është i dëmtuar, kështu që paraqitja e tij është e diskutueshme”, ka shkruar “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat